Për një like dënohet me 32 vite burg

Autori:Zekirja Shabani

Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa grilave pasi i ka dhënë ‘Like” një fotoje qesharake të Mbretit Bhumibol Adulyadej. Çdo njeri në Tajlandë, i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg.

Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë, “Më 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”.

Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin. Disa avokatë tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-nje-like-denohet-me-32-vite-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala