Për LDK-në Vetëvendosje nuk ka të ardhme

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka theksuar se  me shqetësim po i përcjell ngjarjet e fundit nga të cilat po rrezikohet rendi kushtetuese, funksionimi  i institucioneve, prona dhe jeta e qytetarëve.

Në një reagim për media, ky subjekt politik potencon se Vetëvendosje e përkrahur edhe nga dy partitë e tjera opozitare, mbrëmë i ka ftuar hapur qytetarët për dhunë në drejtim të policisë dhe institucioneve të drejtësisë.

“Madje ata edhe po krenohen për dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës dhe lëndimin e 14 policëve që kërkuan mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)” thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas subjektit politik që drejtohet nga Isa Mustafa ata që po përdorin dhunë nuk kanë të ardhme politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-ldk-ne-vetevendosje-nuk-ka-te-ardhme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala