Për Kosovën në UNESCO diskutohet pas orës 15:00

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtarësimi i Kosovës në organizatën e UNESCO-së është vendosur që të diskutohet sot pas orës 15:00.

Kështu lajmëron reporteri i KosovaPress, i cili gjendet në Francë dhe po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris do të vendosë për rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-kosoven-ne-unesco-diskutohet-pas-ores-1500/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala