Për kosovarët kryesori është speci

Se tryezat e Kosovarëve nuk shtrohen pa speca e dëshmojnë edhe statistikat e regjistrimit të bujqësisë.
Nga perimet e shumta të cilat kultivohen në vendin tonë 38.2 për qind e tyre janë speca, të cilët janë mbjellë në 2 553 ha, thuhet në statistikat e regjistrimit të bujqësisë, transmeton Gazeta Fjala.
“Ndër perimet më të rëndësishme janë specat, të cilët janë mbjellë në 2 553 ha, që është 38.2% e gjithsej sipërfaqes me perime (6 689 ha). Rreth një e katërta e Ekonomive Bujqësore (34 827)
kultivojnë perime”, thuhet në raport.
Qepët janë perimet e dyta që kultivohen më së shumti me 15.6 për qind, pas saj vije shalqiri me 11.7, lakra dhe domatja me nga 8.3 për qind dhe perimet e tjera me 17.9 për qind./Gazeta Fjala/