Për herë të parë transplanti i plotë i kokës, 36 orë operacion

Autori:Avdyl Pajaziti

Një 30 vjeçarë rus është treguar i gatshëm që të jetë ai njeriu i parë në botë që ti bëhet transplant i plotë i kokës. Ky operacion i cili mendohet se do të zgjasë 36 orë, do të kryhet nga Dr Sergio Canavero, ku do të marin pjesë edhe 150 mjekë dhe infermierë.

30 vjeçari, i cili ka pësuar djegie të shkallës së rëndë në fytyrë, mendon se kjo është mundësia e artë për të , ndaj dhe është treguar menjëherë i gatshëm, duke theksuar se do ta kryej operacionin edhe nëse ai nuk do të rezultojë i suksesshëm dhe do të sjellë humjen e jetës së tij.
Por, mjekë, kolegë të Dr Sergio Canavero, shprehen skeptikë rrth këtij operacioni duke u shprehur se rrezikshmëria e tij është shumë e madhe dhe se nuk do tja sugjeronin askujt që ta kryente.

“Nuk do të lejoja kurrë të më aplikohej një gjë e tillë , duke qenë se ka gjëra edhe më të këqija se vdekja që mund të rrjedhin pastaj”, ka thënë Hunt Batjer, Drejtori i Asociacionit Amerikan për Operime Neurologjike për The Independent.
Probleme më i madh është lidhja e kokës së një trupi tjetër me trupin e një pacioenti tjetër pasi këtu përfshihet korda spinale, vena kryesore që e furnizon trurin me gjak etj çka mund të çojnë deri tek një çmenduri e tmerrshme.

Një tjetër mjek, thotë se një rrezik tjetër janë përbërësit kimikë, pasi transplanti mund të refuzohet në atë mënyrë saqë edhe nëse shpëton, pacienti do të zgjohej i çmendur. Ndërsa, Dr Canaveros, e ka quajtur Canavero të çmëndur që po bën një gjë të tillë.

Një transplantim i tillë ishte bërë në një majmun para 45 viteve. Majmuni pati jetuar vetëm 8 ditë pas operacionit, sepse korda spinale dhe pjesë të tjera nuk ishin lidhur mirë, duke ia bërë të pamundur majmunit frymëmarrjen dhe lëvizjen e trupit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-here-te-pare-transplanti-i-plote-i-kokes-36-ore-operacion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala