Për herë të parë në Arabinë Saudite, gratë marrin pjesë në fushatën zgjedhore

Autori:Gazeta Fjala

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, femrat do të marrin pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të planifikuar për 12 dhjetor, shkruan The Guardian.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 7.000 kandidatë, në mesin e tyre edhe 900 gra, të cilat do të garojnë për një vend nga 284 të këshillit komunal, transmeton lajmi.net.

“Do të votojmë gratë edhe pse asgjë nuk dimë rreth tyre. E mjaftueshme është që janë femra si ne”, ka deklaruar një mësuese e një shkolle Hafr al-Baten, percjelle lajmi,net

Pjesëmarrja e grave në zgjedhje për Sahara Hasan Nasief “një nga të parat”, është një nga fazat e para në luftën për të drejtat e grave në Arabinë Saudite.

Hyrja e gruas në skenën politike të Arabisë Saudite është një hap i rëndësishëm për këtë vend, që është nën mbretëri dhe aplikon versionin rigoroz të Islamit, ku në mesin e ministrave nuk ka gra.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-here-te-pare-ne-arabine-saudite-grate-marrin-pjese-ne-fushaten-zgjedhore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala