Për Haradinaj e pakuptueshme ndalja e tij (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë ditës së djeshme lideri i AAK-së ka dhënë një intervistë për televizionin slloven ku e ka quajtur nonsens ndalimin e tij. Sipas tij është e pakuptimtë sepse fletë arresti ishte nga një shtet që nuk ekziston më, nga Serbia-Mali i Zi.

“Unë kam kaluar përmes procedurave dhe rregullave ligjore nga ato më të larta pra të Kombeve të Bashkuara”, tha Haradinaj.

Unë kam udhëtuar gjithkah nëpër botë përveç në Slloveni. Ne ishim shumë të hapur me shoqërinë sllovene në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe ekonominë por veprimi i fundit ka ndryshuar shumë gjera, transmeton Express.

Sjelljet e Sllovenisë janë të gabuara dhe kjo do të thotë se keni nostalgji për ish-Jugosllavinë apo jeni duke bashkëpunuar me Beogradin në një marrëveshje të fshehtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-haradinaj-e-pakuptueshme-ndalja-e-tij-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala