Për dy ditë do të ketë bllokim të magjistrales Prishtinë-Pejë

Autori:Gazeta Fjala

Më 26 e 27 gusht do të kete bllokime të përkohshme të magjistrales Prishtinë – Pejë, ketë lajm e ka bërë te ditur policia e Kosovës, transmeton Gazeta Fjala.

Policia e Kosovës do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në këtë magjistrale, respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.

Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë saktësisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:

E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:

 Ora 09:00 – 09:15
 Ora 12:00 – 12:15
 Ora 14:00 – 14:15

E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:

 Ora 09:00 – 09:15
 Ora 12:00 – 12:15
Gjatë këtij orari qytetarë që shfrytëzojnë këtë rrugë, duhet të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës./ Gazeta Fjala

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-dy-dite-do-te-kete-bllokim-te-magjistrales-prishtine-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala