Për dalje në veri vendos ekzekutivi

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës dhe Presidenca do të vendosin nëse ushtria e ardhshme e vendit (Forcat e Armatosura të Kosovës) do të veprojë edhe në pjesën veriore.

Kështu ka deklaruar komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ai ka thënë se FSK-ja nuk është mekanizëm që prodhon vendime të tilla, por thjesht i zbaton vendimet që merren nga institucionet përgjegjëse.

“Duhet të theksoj se ne nuk prodhojmë urdhra, por i zbatojmë ato. Çdo urdhër dhe çdo detyrë që del nga institucionet përkatëse, në këtë rast nga Qeveria dhe Presidenca, ne do t’i zbatojmë”, është shprehur Rama.

Kjo deklaratë e kreut të FSK-së vjen pas debatit që ka ngjallur në shoqërinë kosovare deklarata e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se FAK-u do të mundë të shkojë në pjesën veriore të vendit vetëm pasi të marrë leje nga NATO-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-dalje-ne-veri-vendos-ekzekutivi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala