Për çfarë shpenzon më shumë Suzana Mushkolaj?

Autori:Zekirja Shabani

Kujdesi i vecantë në ushqim dhe dukje prek një kosto mjaft të lartë. Por për Suzana Mushkolajn secila qindark që largohet nga portofoli i saj është një investim, por kurrsesi shpenzim. Nuk kursehet në dukje. Fotografja dhe dizejnatorja ka rrëfyer për Gazetën Fjala se për pasionet e saj, kujdesin shëndetësor e atë në dukje e deri tek ushqimi më i shtrenjt që ka paguar.

Duket e të njëjtës moshë me atë të vajzës Argjentina Ramosaj dhe djalit. Jo se fëmijët e saj dukën të moqëm për nga pamja. Por se nëna e tyre duket si një vajzë e re. Suzana Mushkolaj, është femra që do t’ia kishin lakmi të gjitha vajzat. Ajo mund t’i ketë rritur fmijët e saj, të cilët tani i takojnë moshës madhore. Por vet ngjason si një 25 vjecare. E këtë pamje thotë se e ka arritur me një kujdes të vecantë ndaj vetës.

suzana mushkolajj8

“Para se të njoftosh dike, pamja e jashtme është impresioni apo pershtypja e parë (first impression) që len tek njerëzit. Pamja e jashtme, (dukja, në çfar forme fizike je, çfar stili të veshjes ke, sjelljet, qendrimi, kreativiteti) jan indikacione të rëndësishme që tregojn shumë për përsonin. Tregon se ai person është i vetdijshem për moden, artin, është i shendetshëm dhe ka higjijene në nivel, nuk është perrtac, është optimist që e don dhe shfrytezon jetën në maksimum. Për mua ka rëndësi të madhe dukja dhe shendeti im, dhe mundohem që te kem kujdes me ushqim, me ushtrime fizike, me mendime pozitive etj etj”, ka theksuar fotografja e njohur Mushkolaj.

Ndërsa ditët e saj i ka drejtuar në menaxhimin e Fakultetit të Dizajnit të Modes “Design Factory”, femra më e kompletuar në këtë vend është fokusuar edhe në dokumentimin, hulumtimin dhe vizitat e shpeshta në Rajonin e Dukagjinit.

“Jam angazhuar në  pregaditjen e Monografisë së radhës “Dukagjini”, ku do te promovohet Trashëgemia Kulturore dhe Natyrore e këtij Rajoni. Po ashtu jam duke punu disa befasira (të fushës së artit) për të cilat nuk kisha fol njëherë më shumë…”, thotë duke na lënë në pritje ajo.

E shtrirë mes dy pasioneve, atij ndaj dizajnit dhe fotografisë, e bukura e Dukagjinit ka thënë se secila nga to e ka vendin solid dhe të barabartë.

“Jan këto pasione të cilat më kan përcjellur gjith jetën, duke me pasuruar shpirtnisht dhe duke me lejuar te shpreh atë që kam në mendje dhe të sfidoj vetën duke arrite aspiratat dhe knaqësitë që çdo njëri duhet ti përjetoj…”, shprehet Suzana

Me pak fjalë e përshkruan edhe vetën, ndërsa tregon se të tërë energjinë e saj ajo e vë aty ku do vet.

“Unë si përson jam shumë energjetike, fleksible dhe spontane. Për mua ndoshta është më lehtë sepse kam një vullnet dhe kurajo që nuk më lë të qetë. Unë e kanalizoj gjith këtë energji në drejtimin që unë dua. Aty ështe celësi, të menaxhosh sa më mirë kohën dhe hapësirën që të ipet dhe të kërkosh gjithnjë më shumë nga vetja”.

E energjinë pozitive pohon ta gjej tek ngjitja në natyrë, por edhe kujdesi ndaj higjenës personale.

“Higjiena personale për mua është primare. Gjithmonë jam përpjekur të gjej kohë për vetën, të mos gjej arsyetime, të mos humbi kohë kot, por të koncentrohem në jetën time dhe prioritetet e mija…Por gjithash një kujdes të vecantë i kushtoj edhe fitnesit apo hecjes të cilat vijn si një kombinim i mirë  tek unë. Megjithatë më shumë preferoj shetitje (hiking) ngjitje. Natyra më jep shumë vullnet dhe energji pozitive”.

suzana mushkolaj (Autosaved).do

E pakursyer

Sipas saj është edhe ushqyerja e mirë ajo që luan një rol shumë të rëndësishëm në pamjen e jashtme por edhe brendësinë e një vajze.

“Në ushqim kurr nuk kam kursyer, spse shendeti është gjeja më e vlefshme e njeriut dhe duhet të mirëmbani organizmin me të gjitha suplementet e nevojshme dhe që të mundoheni ato para mos të dhjetfishohen për ilaqe apo terapi vëtëm për mos kujdesin apo kursimin që keni bëre për ushqim”, ka porositur ajo.

Suzana gjithashtu ka treguar edhe për preferencat e saj ushqimore. E vecse thotë që është një kuzhiniere e zonja, ajo pohon se di të përgatit mjaft mirë edhe nga specialitetet e ndryshme botërore.

“Më pelqen kuzhina aziatike, posaqerisht japoneze, tajlandeze po edhe ajo italiane (Europë). I preferoj shumë frutat e detit dhe peshqit të cilet i konsumoj edhe krudo, pa i ferguar me pak limon dhe kryp, dhe poashtu të përgatitura…Mundem me cekë që jam shumë e aftë në kuzhinë si për recetat vendore, ashtu edhe botërore”.

Pikërisht ushqimet e detit janë ato për të cilat bukuroshja Mushkolaj ka paguar më shumë në cmim, ani pse nuk tregon për shifrën e paguar.

“Janë fruta deti dhe Sushi, (Sashimi), për të cilat kam paguar më shumë”.

E vendosur të mos tregoj cmimet as për sa i përket produkteve të bukurisë që ajo përdorë, e bukura e Dukagjinit na bind se një produkt më i shtrenjtë makijazhi nuk të bënë më shumë të bukur.

“E pranoj gabimin, që si më e re kam blerë krema dhe ‘make up’ më të shtrenjëta, por me kohën duke lexuar dhe hulumtuar, kam ardhë në konkludim që asnjë kremë fytyre nuk ka aftësi që të permesoj apo riparoj lekurën… Nga ai moment përdori krema dhe ‘make up’ me çmime mesatare që i pershtatet tipit të lëkures që kam. Gjithsesi bëj mirëmbajtjen e lekurës, flokëve  me maska të ndryshme popullore që ndihmojë, ushqejnë, pastrojnë dhe hidratojnë lëkuren. Dhe sigurisht ushqimi dhe stili i jetës ka ndikim të madh në lëkuren tonë”, shton për  fund Suzana.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-cfare-shpenzon-me-shume-suzana-mushkolaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala