Për 6 muaj, 100 mijë qytetarë braktisën Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKKS) kanë bërë me dije se nga tetori i vitit të kaluar dhe deri në mars të këtij viti Kosovën e kanë braktisur 100 mijë qytetarë, njoftojnë mediat kosovare.

Nga QKKS thonë se mos zhvillimi ekonomik, varfëria, papunësia dhe rënia e besimit ndaj institucioneve kanë qenë shkaqet kryesore të migrimit masiv, shkruan ‘Epoka e re’. Sipas tyre, ky fenomen ka pasur ndikim në vonesën e liberalizimit të vizave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-6-muaj-100-mije-qytetare-braktisen-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala