Për 2 vite vetëm 17% të premtimeve i ka realizuar Ramadan Muja

Autori:Avdyl Pajaziti

Përgjatë dy vjetëve të mandatit të tij në postin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja ka realizuar vetëm 17 për qind të premtimeve të tij elektorale.

Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një analize Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Pavarësisht prej kësaj, Muja të martën ka kërkuar nga vartësit e tij ta bëjnë bilancin e qeverisjes 2-vjeçare, teksa e ka pranuara se dy projekte kapitale kanë mbetur pa u realizuar.

Sipas tij, drejtorët komunalë duhet të paraqesin projektet që janë realizuar gjatë 2 vjetëve të mandatit aktual, si dhe rrjedhën e atyre që planifikohet të jetësohen në 2 vjetët e ardhshëm.

Përderisa Muja ka vlerësuar se ka jetësuar shumicën e premtimeve, në anën tjetër organizata të shoqërisë civile kanë bërë të ditur se posedojnë të dhëna që nuk janë shumë inkurajuese për Komunën e Prizrenit në lidhje me realizimin e premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore.

Hulumtuesi i Institutit GAP, Bekim Salihu, ka theksuar se në bazë të dhënave të grumbulluara deri në prill të këtij viti figuron se nga 29 premtime, qeveria e Ramadan Mujës i ka përmbushur vetëm 17 për qind të tyre. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-2-vite-vetem-17-te-premtimeve-i-ka-realizuar-ramadan-muja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala