Për 12 vjet u konfiskuan 19 mijë armë

Autori:Avdyl Pajaziti

​Armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i tyre nëpër ahengje dhe “shenjëtari” vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës dhe për autoritetet vendore.

Derisa Policia ka konfiskuar mijëra armë pa leje gjatë viteve të fundit, numri i armëve që vazhdojnë të mbeten nëpër duart e qytetarëve është shumë i madh. Nga përdorimi i këtyre armëve dhe plumbat “rikoshet”, shpesh bien preh fëmijët nëpër shkolla, dasmorët, kalimtarët e rastit… Ndërsa raportohet se shumë armë të vogla janë prezentë edhe tek nxënësit e shkollave të mesme.

Sipas një statistike, Policia e Kosovës ka konfiskuar në dymbëdhjetë vjetët e fundit 18.846 armë ilegale, ndërsa vetëm në vitin 2014 janë konfiskuar 1318 armë dhe 37211 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/per-12-vjet-u-konfiskuan-19-mije-arme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala