Pensionistët pa para për bajram

Prej të hënës të moshuar, mbi 65 vjeç, po presin para filialeve të bankave. Ata po shpresojnë që do të marrin pensionet e pleqërisë në prag të festës së Kurban Bajramit.
Radhë të gjata pensionistësh tash e tri ditë shihen kryesisht në filialet e bankës NLB dhe BPB. Ata që nga orët e para të mëngjesit presin pothuajse gjatë tërë ditës për ti marrë pensionet, të cilat i kanë të vetmet të hyra për të siguruar ushqimin e festës, transmeton Gazeta Fjala.
Por, edhe të mërkurën pritja e gjatë duket se doli të jetë e kotë për ta, pasi paratë nuk u janë transferuar në llogari dhe shumica janë kthyer nga kanë ardhur pa shpresë së do ti marrin deri në mbrëmje.
Zakonisht thonë se pensionet i marrin me datë 23 dhe kështu kanë shpresuar të ndodhë edhe kësaj radhe./Gazeta Fjala/