Pengohet rindërtimi i shtëpive tek Kroi i Vitakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grup i shqiptarëve të Kroit të Vitakut, lagje në Mitrovicën e Veriut, është penguar sot nga disa serbë lokalë që të nisin punën në rindërtimin e shtëpive të tyre.

Incidenti ka ndodhur kur banorët shqiptarë kanë shkuar me një ekskavator për t’i pastruar rrënojat e shtëpive të tyre të djegura gjatë dhe pas luftës në këtë lagje.

Një grup serbësh ka ndërhyrë për t’i penguar dhe si pasojë e kësaj, shoferi i ekskavatorit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguare për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Incidentin për KALLXO.com e ka konfirmuar Nazmi Jashari, përfaqësues i Kroit të Vitakut.

Ai tha se aktualisht shqiptarët janë të bllokuar në fillimin e ndërtimeve nga banorët lokalë serbë.

Momentalisht edhe serbët edhe shqiptarët, në dy pjesë të ndryshme e kanë bllokuar rrugën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pengohet-rindertimi-i-shtepive-tek-kroi-i-vitakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala