Pemëtaria sektor i së ardhmes

Fermerët që merren me kultivimin e pemëve, duke parë leverdinë ekonomike që sjell ky sektor, janë orientuar drejt rritjes së prodhimtarisë, duke zëvendësuar kështu në një përqindje edhe importin.
Krahas kësaj, po shtohen edhe agrobizneset që merren me përpunimin e pemëve, nga të cilat po përfitojnë edhe shumë pemëtarë kosovarë, të cilët po i deponojnë prodhimet e tyre në këto fabrika.
Por pavarësisht investimeve të bëra, kultivuesit e pemëve, vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e sistemit të ujitjes, e po ashtu ata po përballen edhe me dëmet, të cilat herë pas here po ua shkakton breshëri.
Sektori i pemëtarisë veçohet si njëri prej sektorëve me potencialin më të lartë zhvillimor në Kosovë.