Pëlcet gypi, mbesin pa ujë banorët

Autori:Avdyl Pajaziti

KUR”Prishtina” ka njoftuar se të martën në orët e vona, afër shkollës së mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë, ka pëlcitur një gyp i vjetër ujësjellësit me diametër fi 200 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe ka qenë e pamundur teknikisht të sanohet tërësisht mbrëmë, kështu që intervenimi po vazhdon edhe ditën e sotme.

Për shkak të këtij defekti, pa ujë të pijshëm janë: rruga ”Nazim Gafurri”, lagjja ”Tasligje” dhe lagjja ”Kolovica” në Prishtinë.
Sanimi pritet të përfundojë rreth orës 13:00, ku edhe atëherë furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet rrugës dhe lagjeve të lartcekura

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pelcet-gypi-mbesin-pa-uje-banoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala