Pëkujtohen dëshmorët e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Prishtinë, Shoqatën e Invalidëve të Luftës, dega në Prishtinë dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Prishtinë, organizojnë aktivitetin “Ditët e Krenarisë” përmes së cilit do të përkujtohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Aktivitetet që do të shënojnë këtë organizim kanë filluar dje me turnirin në futboll të vogël dhe vazhdojnë deri më 23 prill.

Më poshtë e gjeni të plotë përmbledhjen e aktiviteteve.

E shtunë, 18 prill 2015 -“Homazhe, dhurimi i gjakut, akademi për dëshmorët”

10:00Homazhe në ‘Varrezat e Dëshmorëve”

Vendi: Velani – Prishtinë.

10:30Nderim te shtatorja e Zahir Pajazitit.

11:35Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”

12:00Tubim përkujtimor dhe homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Marec

12:00Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Barilevë

12:00Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Prapashticë

12:30Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Canaj

13:00Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Orllan

13:00Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Dabishec

13:30Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Mramor

14:00Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Sharban

14:15Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Makoc

18:00Akademia për dëshmorët

Vendi: Ndërtesa e re e Komunës (Arbëri, ish Dragodan)

E hënë 20 prill 2015, – “Shenjëtari”

16:00Gara në Shenjëtari

Vendi: “Pallati i Rinisë”

21 – 23 prill, – Vizita përkujtimore”

10:00Vizita përkujtimore në vendin e rënies së dëshmorëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pekujtohen-deshmoret-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala