PE kërkon themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Institucioneve të Kosovës që sa më shpejtë të miratojnë kornizën ligjore e cila do mundësojë themelimin e Gjykatës Special.
Njëkohësisht, me anë të një rezolute të miratuar një Strasburg kërkohet nga autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin reformat në sundim të ligjit administrate publike, të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Nëpërmjet të rezolutës së miratuar kërkohet gjithashtu përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa nga institucionet vendimmarrëse në Bruksel apelohet për nënshkrim sa më të parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me çfarë do kontribuohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Parlamenti Evropian u bën thirrje formalisht pesëshes së mbetur evropiane që të njeh pavarësinë e Kosovës.
Autorja e tekstit të rezolutës deputetja, Ulrike Lunacek pranoi se ndonëse 5 vite me radhë apelohet tek ato për njohje, këto shtete duket se nuk kanë në plan të lëvizin pozitivisht në këtë drejtim.