PE diskuton sot Rezolutën për Kosovën dhe Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti Evropian diskuton sot në Strasburg lidhur me projektrezolutat për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa projektrezolutat pritet të votohen nesër.

Sot në Strasburg Parlamenti Evropian, diskuton projektrezolutat për Kosovën dhe Serbinë. Ndërkaq, votimi i tekstit të rezolutave bëhet nesër, transmeton B92.

Në projektrezolutën për Kosovën përshëndetet nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së, pastaj Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu, aty u bëhet thirrje pesë vendeve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën, ta bëjnë këtë, pasi kjo do t’i ndihmonte forcimit të stabiliteti dhe paqes në rajon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pe-diskuton-sot-rezoluten-per-kosoven-dhe-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala