PDK: “Veprimet e mbrëmshme, mjet për arritjen e qëllimeve politike”

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime për situatën e tensionuar dhe veprimet jodemokratike që po përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

PDK konstatoi se kufizimi i punës normale në institucione demokratike dhe përdorimi i dhunës në këto institucione apo edhe jashtë tyre, sikur ndodhi mbrëmë, nuk përkojnë me veprimet politike që duhen të përdoren në një shtet demokratik ndaj institucioneve demokratike dhe shtetërore.

“Kryesia e PDK-së fton të gjitha partitë politike dhe individët, që të respektojnë rendin dhe vlerat demokratike, institucionet, si dhe Ligjin e Kushtetutën e Republikës së Kosovës. PDK do të angazhohet në mbrojtje të këtyre vlerave që garantojnë funksionimin e shtetit demokratik e ligjor me vizion për integrimin në BE dhe partneritetit me botën demokratike. Kryesia e PDK-së i jep përkrahje veprimeve të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit, për evitimin e konfliktualitetit dhe anarkisë, si dhe mbështetë vendosmërinë e tyre për të vazhduar punën normale në Kuvend, në miratimin e ligjeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-veprimet-e-mbremshme-mjet-per-arritjen-e-qellimeve-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala