PDK: Strategjia për zhvillim ekonomik e papranueshme dhe joprofesionale

Autori:Gazeta Fjala

Dokument joserioz, joprofesional dhe i papranueshëm po konsiderohet Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal (SZHEL). Këshilltari i PDK-së, Lutfi Rexhepi, ka kërkuar nga Komuna e Podujevës që ky dokument të ribëhet pasi, sipas tij, kështu si është nuk e përmbush asnjë kriter për t’u quajtur i tillë.

Sipas Rexhepit, pavarësisht dallimeve politike dhe konceptuale, zhvillimi ekonomik i komunës dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve do të duhej të ishte pika që t’i bashkojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Por a është me të vërtetë ky dokument udhërrëfyesi i zhvillimit të qëndrueshëm? Me keqardhje më duhet të konstatoj se kjo strategji është joserioze, joprofesionale dhe si e tillë e papranueshme”, ka thënë Lutfi Rexhepi, kur po diskutohej që SZHEL-ja të hidhej në diskutim publik.

“Ajo që e bën SZHEL-në të papranueshëm është mungesa e profesionalizmit në hartimin e një dokumenti strategjik; mospërcaktimi i saktë i afatit kohor të realizimit (2015-2018 apo 2016-2018); bartja apo përmbledhja e informacioneve; mospasja e vizionit; objektivave dhe planit serioz operacional të zbatimit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-strategjia-per-zhvillim-ekonomik-e-papranueshme-dhe-joprofesionale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala