PDK premtoi 200 mijë vende punë, Kosova ka veç 176 mijë të papunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi  është tallur me statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe me Partinë Demokratike të Kosovës. Demi  në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se PDK premtojke 200 mijë vende të reja të punës, e Agjencia e Statistikave po thotë se Kosova i ka vetëm 176.743 të papunë!

“PDK premtojke 200 mijë vende të reja të punës, e Agjencia e Statistikave po thotë se Kosova i ka vetëm 176.743 të papunë!. Paskem pas me u ba fuqi rajonale e punësimit, e me na vërshu azil kërkuesit nga Ballkani e Lindja e Mesme për vende të reja të punës se nuk kemi fuqi punëtore të mjaftueshme”, ka shkruar Demi në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-premtoi-200-mije-vende-pune-kosova-ka-vec-1-76-mije-te-papune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala