PDK nuk do të kandidojë në poste publike personat e dënuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar krejt normale ardhjen e tij në krye të PDK-së pa kundërkandidat, duke thënë se kjo është praktikë normale dhe duke marrë shembujt e partive të tjera të djathta të demokracive më të mëdha dhe më të konsoliduar të Evropës.

Veseli deklaroi se  shkelës abuzues e persona të korruptuar ka në PDK dhe në secilën parti të Kosovës, por është punë e prokurorisë dhe gjyqësorit që të bëjnë punën e tyre.

Gjithashtu ai  në intervistë për Telegrafin tha se  do të bëjë atë që është e mundur që nga kandidaturat e Partisë Demokratike të Kosovës për poste publike të filtrohen e mos të përfshihen personat që kanë marrë dënime të formës së prerë prej gjykatave.

Veseli thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka një partneritet shumë të qëndrueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe i ka ftuar edhe njëherë përfaqësuesit e opozitës që t’i rikthehen rrugës institucionale dhe të pranojnë propozimet e bëra nga ai për të mirë të tyre, por edhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-nuk-do-te-kandidoje-ne-poste-publike-personat-e-denuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala