PDK në Mitrovicë: Bahtiri as në ëndërr nuk e kishte parë të jetë ndonjëherë kryetar

Autori:Avdyl Pajaziti

Më rastin e ndërrimit të moteve,  Partia Demokratike e Kosovës me degë në Mitrovicë ka uruar të gjithë mitrovicasit për festën e Vitit të Ri 2016.

Me dëshirën që viti që po vie të jetë më i mbarshim dhe më i suksesshëm PDK-ja në Mitrovicë  dëshiron që vitet e ardhshme të jenë ndryshe gna dy vitet e fundit të cilat do të mbahen mend si vitet e zhgënjimit më të madh.

Ndërsa këtë zhgënjim Dega e Partisë Demokratike, e ka ndërlidhur me emrin e Agim Bahtirit i cili edhe e përmbylli vitin e tij të dytë si kryetar i komunës së Mitrovicës.

Sipas PDK-së së Mitrovicës, Bahtiri asnjëherë as në ëndërr nuk e kishte parë vetën si i pari i një qyteti e ka ndalë kohën madje e ka kthyer prapa duke bërë që mitrovicasit të ndjehen te fyer.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-ne-mitrovice-bahtiri-as-ne-enderr-nuk-e-kishte-pare-te-jete-ndonjehere-kryetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala