PDK në Ferizaj ia numëron shkeljet kryetarit të komunës

Autori:Gazeta Fjala

Dega e PDK-së në Ferizaj, ka vazhduar me reagimet e tyre kundër kryetarit të tanishshëm të kësaj komune, Muharrëm Sfarqa.

Sipas tyre, Sfarqa duhet të suspendohet për shkak të shkeljeve të ligjeve që nga fillimi i mandatit të tij si kryetar.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e PDK-së:

Të nderuara medie,

Të nderuar qytetarë të Ferizajt,

Edhe kësaj here arsyeja e kësaj konference është shkelja e ligjit nga ana Kryetarit të Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa. Siç e dini ditë më parë, konkretisht me datë 30 shtator 2015, PDK- dega në Ferizaj, respektivisht grupi i asamblistëve të PDK-së dorëzoi në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kërkesën për suspendim të Kryetarit Sfarqa si pasojë e shkeljeve të ligjeve që prej fillimit të mandatit të tij si Kryetar i Komunës , e cila është e bazuar në argumente dhe me fakte konkrete.

Kur argumentet nuk janë në favor të Kryetari Sfarqa , ai tenton që çdo pretendim të opozitës t’i jep kahe politike, siç ishte rasti i kërkesës sonë e cila ishte derivat i shumë konferencave tona paralajmëruese për shkelësin e ligjit Muharrem Sfarqa, të cilat do të duhej të ishin reflektim për përmirësim në punën e tij.

Se ky kryetar duhet të shkarkohet nuk do mend, sepse dita e ditës po e vërteton që nuk mund të qeverisë pa bërë shkelje të ligjit. Shkelja skandaloze që ka bërë së fundmi është tek prokurimi e që nuk është e para, sepse rikujtojmë skandalin e emërimit si shef i zyrës së prokurimit të nëpunësit civil i cili ishte i pa kualifikuar, e që më pas u detyrua ta ndërrojë si pasojë e vërejtjes nga institucionet e larta, dhe e emëroi një zyrtar tjetër që më parë ishte i ndërruar nga kryetari paraprak si pasojë e performancës.

Ky zyrtarë më 03/09/2015 i bëri 65 vjet, e që në fakt është edhe mosha e pensionimit, por për kryetarin Sfarqa nuk ka rëndësi mosha pensionimit, por shërbimi ndaj tij. Andaj, Sfarqa vendosi që mos ta lërë të shkojë, por ta ndalojë të punojë edhe atë përmes “kontratës për shërbime të veçanta”.

Kryetar aje në dijeni se ke bërë prapë shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të legjislacionit të shtetit tonë:

Ligji për Prokurimin Publik, neni 23 pika 1 dhe 6 thotë:

1. ZKA i autoritetit kontraktues përcakton një person të shërbej si Zyrtar Përgjegjës i
Prokurimit për autoritetin kontraktues. Nëse punëtorët tjerë të autoritetit kontraktues janë
nëpunës civil, Zyrtari i Prokurimit gjithashtu është nëpunës civil.

6. Nëse një Zyrtar i Prokurimit humb të drejtën për të mbajtur këtë pozitë, ZKA
menjëherë do ta largojë personin në fjalë nga kjo pozitë. Nëse Zyrtari i Prokurimit është
nëpunës civil, ZKA do të sigurojë që largimi i tij të bëhet në pajtim me Ligjin për
Shërbimin Civil.

Pra zyrtari i Prokurimit duhet të jetë nëpunës civil dhe jo me kontratë të shërbimeve të veçanta, po ashtu pika e 6 tregon se largimi i tij bëhet me Ligjin për Shërbimin Civil, dhe në këtë rast ka bërë shkeljen e këtij ligji neni 90 pika 1 dhe 2 dhe nenin 91 pika 1:

Ligji për Shërbimin Civil.

Neni 90: Përfundimi i marrëdhënies së punës

1. Marrëdhënia e punës e nëpunësit civil përfundon me krijimin e kushteve dhe fakteve, pavarësisht nga dëshira e nëpunësit civil ose institucioni.

2. Marrëdhënia e punës në shërbimin civil përfundon me:

2.1. arritjen e moshës së pensionimit;

Neni 91: Pensionimi

1. Mosha e pensionimit e nëpunësve civilë, si të gjinisë mashkullore ashtu edhe të asaj femërore, është gjashtëdhjetepesë (65) vjeç.

Pra siç shihet kemi shkelje të ligjeve dhe jo deklarata politike kryetar, por rikujtoje së shihemi me skandale dhe “sihariqe” të tjera, të cilat janë bërë sikur “telenovelat lationo-amerikane!
SelimMarevci

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-ne-ferizaj-ia-numeron-shkeljet-kryetarit-te-komunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala