PDK mbështet formimin e Gjykatës Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia e Hashim Thaçit i ka dhënë përkrahje themelimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me ndjekjen e ish-udhëheqësve të UÇK’së.

Në një komunikatë me tri fjali, PDK e ka arsyetuar mbështetjen për Specialen me përkushtimin e kësaj partie për t’i ruajtur dhe forcuar raportet me SHBA’në dhe BE’në.

“PDK mbështet procedimin e Amendamenteve kushtetuese dhe Ligjin për dhomat e specializuara Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme, i dha përkrahje procedimit të Amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit të veçantë për dhomat e specializuara. Kjo mbështetje vjen si shprehje e përkushtimit për drejtësi dhe për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-mbeshtet-formimin-e-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala