PDK kërkon shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Gjilan

Autori:Avdyl Pajaziti

Dega e PDK-së në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media kërkon nga kryetari i Gjilanit shkarkimin e drejtorit të Arsimit në këtë komunë Nazmi Musa.

“Skandali i publikuar sot në media, në të cilën shihet sjellja e patolerushme e drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, duke përdorë dhunën fizike ndaj nxënësve sa ishte në cilësin e mësimdhënësit, kërkon marrjen e masave të menjëhershme që duhet bërë kryetari i komunës Lutfi Haziri duke e shkarkuar atë nga pozita të cilën e ai mban aktualisht”, thuhet në njoftim.

Sipas PDK-së dhuna e tillë e ushtruar ndaj nxënësve nga një mësimdhënës, është tmerruese, e patolerueshme dhe e cila duhet të dënohet ashpër si veprim dhe nuk duhet të shpërblehet me avansim të pozitave.

Në këtë rast drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, duhet urgjentisht të jap dorëheqje, nëse ai këtë nuk e bënë, duhet menjëherë që ai të shkarkohet nga kryetari i komunës së Gjilanit.

“Jemi të bindur se kjo sjellje e tij nuk ka qenë e izoluar, por ka qenë dhe është sjellje e vazhdueshme e tij në pr ocesin arsimor ku ai punon. Edhe pas emërimit të tij si drejtor i Arsimit në Gjilan, ai ka pasur një sjellje të tillë e cila është publikuar në një video tjetër ku shihej ai duke fyer, sharë e kërcënuar nxënësit e shkollës së mesme të Artit Pamor”, thuhet në njoftim.

PDK thotë se por jo vetëm me nxënësit drejtori i Arsimit sillet në këtë mënyrë, por edhe me palët dhe kolegët e tij të punës.

“Me këtë drejtor vitin e kaluar nxënësit e shkollave të Gjilanit me dhunë janë detyruar të udhëtojnë me kompaninë e preferuar transportuese për ekskursione në Shqipëri, ka pasur dhunë e rrahje në mes mësimdhënësve, probleme me emërimin e drejtorëve të shkollave, ndërprerjen e bursave, komunikimin denigrues që e ka ai me punëtorët e Arsimit dhe shkeljet e rënda tjera ligjore që i ka bërë ai”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-kerkon-shkarkimin-e-drejtorit-te-arsimit-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala