PDK jep emrat e të punësuarave që rehatoi Luta

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka akuzuar pushteti komunal në Gjilan të drejtuar nga Lutfi Haziri se po vazhdon me shkelje të shumta ligjore, tash së fundi e ka shndërruar kompaninë publike të ujësjellësit Hidromorava në bahqe të babës, duke i punësuar familjarët e tij dhe të funksionarëve të LDK-së, sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër, që ka nevojë dhe dije për punë.

Punësimet e pasqyruara në tabel:

Ilir BajramiVëllau i gruas Lutfi Hazirit Pompist në Kamenicë

Valon MaliqiDjali i drejtorit të Financave- LDK Zyrtarë për faturim

Ardian MusaDjali i Drejtorit të Arsimit -LDK Inkasant

Shpat KlaiqiDjali i balldezës së Agim Salihut (mik i ngushtë i Lutfi Hazirit) -LDKInxhinier i Hidros

Pëllumb HalitiMik i ngusht i drejtorit të Hidromoravës – LDK Inkasant

Sokol Rrahmani LDK Inkasant

PDK ka pyetur se si ka mundësi që me konkurs publik saktësisht të pranohen fëmijët e drejtorëve të drejtorive komunale, fëmijët e dostave të Lutës dhe bash miku i Lutës (vëllau i gruas).

“Ne si opozitë i ftojmë organet e hetuesisë, që të merren me këto raste të punësimeve, të cilat janë bërë në kundërshtim me ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike. Duke pasur parasysh edhe faktin se aktualisht kjo kompani publike nu k ka bord të zgjedhur dhe nuk ka mundësi që gjatë këtij vakumi institucional të shpallen konkurse dhe të pranohen punëtorë të rinj”, thuhet në një reagim të PDK-së në Gjilan.

hidromroave-punesimet

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-jep-emrat-e-te-punesuarave-qe-rehatoi-luta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala