PDK-ja: Shpend, merru me punët e komunës, lëri protestat

Autori:Avdyl Pajaziti

Dega e PDK-së në Prishtinë, ka reaguar ndaj lajmit për gjetjen e copave të miut në kilet që u dërgohen nxënësve nëpër shkolla.

Dega ka shprehur shqetësimet e saj më të thella, duke thënë se ky është vetëm një skandal i rradhës nga qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Ky është vetëm një nga skandalet e radhës se kësaj qeverisje, pasi që i njëjti rast ndodhi edhe parë që kishte të bënte poashtu me kiflet e mykura me të cilat ushqeheshin nxënësit tanë.

Që të dy këto raste janë skandaloze dhe fatëmirësisht kanë kaluar pa helmimin e fëmijëve apo pa ndodhur edhe me e keqja, por eshte shqetësues fakti se këto raste kanë kaluar pa asnjë masë ndëshkuese për ata të cilet janë të obliguar për të mbrojtur shëndetin tone”, shkruan në një komunikatë të lëshuar për media nga Dega e PDK-së në Prishtinë.

Ata janë shprehur se kjo gjendje e rrezikon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

“Ne i rikujtojmë Kryetarit te komunës së Prishtinës, se është me rëndësi që të mirret me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve të Prishtinës, të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve të kryeqytetit se sa te mirret me organizimin e protestave, sepse nëse dikush ne Kosove ka arsye për të protestuar, ata jane qytetaret e Prishtines kunder nje udheheqje komunale dhe nje Kryetari i cili eshte bere sinonim i shkeljeve ligjore, paaftesise menaxhuese, arrogances dhe per me shume nuk perfaqeson interesat e qytetareve te Prishtines!”, thuhet më tej në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-ja-shpend-merru-me-punet-e-komunes-leri-protestat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala