PDK-ja mbledhje urgjente për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia e kësaj partie, në krye me kryetarin Hashim Thaçi janë mbledhur për të diskutuar lidhur me draftin e Gjykatës Speciale që pritet t’i dërgohet Kuvendit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryesia e PDK-së dhe Thaçi e kanë marrë seriozisht krijimin e Speciales pas sinjaleve të fundit nga BE dhe SHBA.

Ndërsa deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë për Indeksonline se është mbledhje e rregullt dhe është paralajmëruar para dy javëve.

Brenda grupit parlamentar të PDK-së, janë afër 8 deputetë që kanë shprehur qëndrim kundër speciales dhe janë deklaruar publikisht që nuk do ta votojnë. Por duket se ky numër tash ka ndryshuar dhe është më i vogël./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-ja-mbledhje-urgjente-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala