PDK-ja e heshtur nga akuzat e Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

PDK-ja mbetet e heshtur në raport me akuzat që i bëri Sami Lushtaku për bashkëpartiakët e tij, raporton KTV.

Nga burgu, Lushtaku, nëpërmes një letre ka shprehur haptas dyshime se dikush nga njerëzit e PDK-së ka ndikuar në procesin gjyqësor për krime lufte, në të cilin u dënua me 12 vjet Lushtaku ka thënë se kontribut të madh kundër tij kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat e PDK-së.

Kryetari i Skenderajt madje ka akuzuar pjesëtarë të qeverisë për lobim intensiv në ambasada dhe në EULEX.

Kjo, sipas Lushtakut, e ka çuar te dënimi për krime lufte. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, e ka pranuar se ka lexuar letrën e Sami Lushtakut, por ka thënë se nuk mund të thotë asgjë për këtë rast.

Musmurati ka thënë se edhe vetë ka qenë zëvendësministër, porse nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Lushtakut. Ai ka rekomanduar që të kontaktohen nënkryetarët e partisë.

Xhavit Haliti që gjendet në Romë të Italisë, përmes SMS-it ka thënë se nuk ka njohuri për letrën e Sami Lushtakut. Ndërkohë, Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj nuk janë përgjigjur fare. Blerand Stavileci dhe Ganimete Musliu, e cila njihet si përkrahëse e flakët e Sami Lushtakut, nuk kanë qenë të qasshëm për KTV-në.

Prej nisjes së procesit gjyqësor ndaj grupit të “Drenicës”, zyrtarë të PDK-së kanë shprehur përkrahje për bashkëpartiakët e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-ja-e-heshtur-nga-akuzat-e-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala