PDK heshtje për letrën e Sami Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Askush në partinë e Hashim Thaçit nuk ka marrë guximin ta komentojë letrën nga burgu të ish-komandantit, Sami Lushtaku, përmes së cilës ai bën përgjegjës edhe bashkëpartiakët, për dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Analistët politikë vlerësojnë se çarjet në PDK mund të bëhen të thella pas adresimit të kësaj letre kritike edhe ndaj eksponentëve të partisë. Lufta mes grupeve, që synojnë të marrin lidershipin e këtij subjekti të përfshirë në shumë skandale, është mjaft e ashpër, vlerësojnë komentatorët kosovarë, transmeton Kosova Sot.

Politologu Faik Krasniqi thekson se letra e Lushtakut i tregon më së miri luftën e brendshme dhe mënyrën për t’ia futur njëri-tjetrit dhe vetë të dalin të palagur, për krime të ndryshme ekonomike dhe politike

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të premten që ta komentojnë letrën e ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, që është dënuar një javë më parë me 12 vjet burg, si pjesë e të ashtuquajturit Grup i Drenicës, për krime të luftës.

Lushtaku, në letrën që iu është shpërndarë medieve, drejton akuza të ashpra edhe ndaj zyrtarëve të lartë të partisë në pozita qeveritare, për ndërskamcat që, sipas tij, kanë bërë ata, në mënyrë që ky grup të dënohet, pavarësisht mendimit të tij se nuk ka pasur fakte për akuzat që janë bërë.

“Një kontribut të madh, kundër nesh, e kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat. Lobimi i tyre intensiv në ambasada dhe në EULEX, kundër nesh, për një kohë të gjatë, i ka dhënë frytet e duhura, ose të pritura, të tyre. Në këtë mënyrë reputacioni ynë publik është rrënuar ditë pas dite, javë pas jave e vit pas viti. Ne nuk kemi qenë aq të sofistikuar sa të kuptojmë ketë lojë të ndytë. Dhe ja ku jemi sot”, thuhet një njërin nga paragrafët e letrës së Lushtakut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-heshtje-per-letren-e-sami-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala