PDK e brengosur për shëndetin e Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e radhës, nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi.

Në këtë takim është shprehur shqetësimi në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë , ligjor dhe human.PDK, shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në këtë takim PDK-ja edhe njëherë shprehu bindjen për luftën e drejtë të UÇK-së dhe z. Lushtakut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-e-brengosur-per-shendetin-e-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala