PDK dhe LDK rikthehen në sallën kryesore të Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njoftohet se tani  janë rikthyer në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht të dy partitë e koalicionit kishin shkuar në sallën alternative,të njëjtën sallë ku më parë janë mbajtur seancat e ndërprera.

Opozita nuk është duke u lejuar të futet në sallën plenare të Kuvendit, madje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është konfrontuar me sigurimin për ta kaluar kordonin që të hyjë brenda në sallë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-dhe-ldk-rikthehen-ne-sallen-kryesore-te-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala