PDK akuzon pushtetin e Gjilanit për keqmenaxhim

Autori:Avdyl Pajaziti

PDK-ja opozitare në Gjilan ka akuzuar të enjten Drejtorinë për Shëndetësi për keqmenaxhim.

Fatbardha Selmani, anëtare e Komitetit për shëndetësi, akuzon komunën se gjatë këtij viti janë bërë punësime pa konkurse, të cilat kanë shkaktuar probleme ligjore me të cilat është marrë edhe gjykata. Ajo thotë se konferencat komunale të mbajtura për fundvit nga ana e drejtorëve komunalë nuk paraqesin asgjë përveçse lëvdata, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka disa javë që konkursi për punësime sipas projektit në bashkëpunim me “Caritas Kosova”, është mbyllur, është bërë vlerësimi i kandidatëve nga komisioni, por që lista ndodhet te zyra e kryetarit të komunës, për të vendosur ai se kush duhet të pranohet në punë.

Njësoj ka ndodhur edhe me konkursin e kaluar që është shpallur para disa muajve, kur lista me emrat e të pranuarve nga komisioni ka qëndruar me javë në zyrën e kryetarit të komunës, ku disa muaj pas shpalljes së emrave të cilët janë pranuar gjykata ktheu në punë kandidatin tjetër për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë.
Kjo tregon për mënyrën e rëndë të shkeljeve ligjore dhe procedurale”, ka thënë ajo

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-akuzon-pushtetin-e-gjilanit-per-keqmenaxhim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala