PDK akuzon kryetarin e Ferizajt për degradim të arsimit

Autori:Gazeta Fjala

Rinia Demokratike e Kosovës në komunën e Ferizaj kanë reaguar për siç thonë ata degradimin e arsimit në këtë komunë.

Ata kanë akuzuar kryetarin e Muharrem Svarqa, se nuk ka mbajtur fjalën lidhur me numrin e nxënësve të klasave në shkollat e mesme. Sipas tyre në disa shkolla të mesme numri i nxënësve ka arritur në afër 50, edhe pse konkursi ishte shpallur për 32 nxënës.

“Krimi edhe më i madh qëndron në faktin se listat e rritjes së numrit të nxënësve nuk janë plotësuar nga listat rezervë, por janë plotësuar në bazë të listave të dërguara nga drejtori kumunal i arsimit- z. Muhamet Halili dhe vartësit e kabinetit të Kryetarit Mashtrues”, shkruan në komunikatën e këtij grupi.

Ata bëjnë me dije se në këto lista ka edhe fëmijë të zyrtarëve komunal.

“ Rasti i djalit të zv.drejtorit të shkollës ” Gjon Serreçi” z. Nazmi Heda, i njohur për argatllëkun që i bënë pushtetit duke u bërë pjesë e shumë komisioneve disiplinore e të përzgjedhjes së drejtorëve”, thuhet më tej në këtë reagim./ Gazeta Fjala/

djali i drejtorit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-akuzon-kryetarin-e-ferizajt-per-degradim-te-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala