PDK akuza të rënda për LDK në Ferizaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, se ka instaluar një qeverisje të militantizmit partiak e familjar dhe jo me mentalitet qytetar.

PDK dega ne Ferizaj, thotë se qeverisja në këtë komunë e udhëhequr nga Sfarqa nuk e ka dertin e projekteve në të mirë të komunës, por u morr me dhënie të tenderëve familjarëve të tij, me blerje të veturave në mënyrë joligjore, me degradim të arsimit me përzgjedhje të drejtorëve nga sirtarët e vjetër, me skandale të ekskursioneve të nxënësve e me rihapje të kazinove që janë çështje për t’u hetuar nga organet e ndjekjes.

“Në Ferizaj u instalua një qeverisje joprofesionale, që çdo ditë shkel ligjin, çdo ditë largon punëtorë pse mendojnë ndryshe nga ata ose të njëjtit vazhdimisht i shantazhojnë, në kompanitë publike dërgojnë pa konkurse militantë partiakë e familjarë, keqpërdorin kontrata me partnerë të komunës për punësime të tilla etj”, thotë Agim Aliu kryetar i PDK-së dega në Ferizaj.

PDK në Ferizaj, konsideron se lëvizjet e fundit në ekzekutivin Ferizajas, nga kryetari Sfarqa,  janë veprime të ulëta politike vetëm sa për  t’iu hedhur pluhur syve  qytetarëve ferizajas, të arsyetojë në një mënyrë banale mos punën e deritanishme të qeverisë së tij komunale dhe  të cilat më shumë ngjajnë me ‘zhonglime cirku’ se me veprime të matura politike.

Veprime të tilla, sipas Aliut, natyrisht se do të ndikojnë që keq qeverisja dhe keqpërdorimet të vazhdojnë tutje, ndërsa  gjendja e qytetarëve dhe vetë qytetit të rëndohet edhe më tutje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pdk-akuza-te-renda-per-ldk-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala