PD, Basha pret misionin e FMN-së në Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim zyrtar misionin e FMN-së, i cili po viziton Shqipërinë në kuadrin e rishikimit periodik të ecurisë së marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN-së.

Basha theksoi në takim se situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, si edhe rreth varfërimit të përditshëm të shqiptarëve, humbjes së shpresës që po shpie në largime masive të papara më parë të qindra mijëra shqiptarëve, të cilët vendosin të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Kreu i opozitës informoi bashkëbiseduesit se të gjithë treguesit ekonomikë, financiarë dhe makroekonomikë të vendit janë përkeqësuar dhe se qeveria, sipas tij, e kapur nga krimi dhe nën diktatin e krimit, po bën çdo gjë që vendi të gremiset në honet e thella të varfërisë e mjerimit, ndërkohë që është vetëm një grusht oligarkësh pranë kryeministrit të cilët përfitojnë nga afera qindramilionë euroshe në koncensionime të errëta të shërbimeve publike, tendera dhe zhvatje të pasurive e aseteve publike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pd-basha-pret-misionin-e-fmn-se-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala