Pazaret me shtetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë tetë vjetëve shtetësi vlerësohet se janë bërë disa koncesione të dëmshme për Kosovën. E kjo ka ndodhur gjatë bisedimeve me Serbinë, përkatësisht me Marrëveshjen për Asociacionin, ajo për fusnotën, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, etj.

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, fusnota, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, këto vlerësohen nga opozita si koncesionet më të dëmshme të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Shteti, i cili pas pak ditësh do ta festojë tetëvjetorin e Pavarësisë, gjatë dialogut me Serbinë, sipas partive opozitare, po shkon drejt bosnjëzimit.

Mirëpo, me një konstatim të tillë nuk pajtohen edhe zyrtarët qeveritarë të Kosovës.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës është në dialog me Serbinë për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe se nuk beson që marrëveshjet janë në dëm të saj, megjithëse, sipas tij, gjithnjë ka vend për përmirësime.

“Ne në dialog jemi për të mbrojtur interesin nacional të Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, nuk besojmë se marrëveshjet janë në dëm të Kosovës. Megjithatë, ne vazhdimisht avancojmë dhe gjithherë ka vend për përmirësime”, ka deklaruar Gecaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pazaret-me-shtetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala