Pazaret e Hashim Thaçit me Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendës kryeministi i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i punëve të jashtme, i njohur  gjatë luftës me nofkën“Gjarpri”, është njëri prej ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohet më së shumti se e ka shitur Kosovën.

I gjithë kontributi i tij në luftën e Kosovës shpesh është vënë në pikëpyetje nga bashkëluftëtarë e nga diplomat të ndryshëm se për interesa të ulëta personale ka lëshuar pe në raste vendimtare për vendin, raporton Gazeta Fjala.

Ai akuzohet se për një bisedë telefonike me ish-kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kishte nënshkruar demilitarizimin e UÇK-së.

Këtë e vërteton gjenerali anglez, Sir Mike Jackson, në autobiografinë e tij “Soldier”, libër në të cilin ai detajisht përshkruan momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizim, transmeton Gazeta Fjala.

Unë i largova syzat nga hunda dhe i vendosa në njërën dorë, përderisa i spjegoja pozicionin tonë. Thaçi tundi kokën. Ne kaluam në tendën kryesore, ku të tjerët po prisin të ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes. Jamie i dha Thaçit një laps. Dora e tij u dridh përdersa nënshkroi.
‘Ashtu’, tha Jamie. ‘Tani ti e merr shpërblimin tënd’. Ai nxorri një telefon satelitor dhe telefonoi Presidentin.
Pas disa fjalëve për spjegim, ai i kaloi telefonin Thaçit, dora e të cilit vazhdoi të dridhej përderisa po fliste.
Pasi Thaçi përfundoi telefonatën e tij, dikush nxorri një shishe me pije, dhe ne ngremë dolli për Kosovën”
, shpjegon Jackson në librin e tij.

libri

Akuzë tjetër e rëndë i është bërë nga autori i librit “Këmbët e Gjarprit”, Veton Surroi, ku autori në libër thotë se Hashim Thaçi pranon marrëveshjen e ‘Rambujesë’ pasi që i premtohet një skenar filmi në Hollyëood.

Ndërsa, akuzat për korrupcion, hajni e vjedhje janë akuza të cilat i vishen çdo ditë, si në senacat e Kuvendit, poashtu edhe në reagime e shkrime të ndryshme./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pazaret-e-hashim-thacit-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala