Pavarësohet Teatri Kombëtar dhe Opera e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Teatri Kombëtar i Kosovës e Opera e Kosovës janë pavarësuar nga Ministria e Kulturës. Bashkë me to, nga e mërkura kanë marrë kode të veçanta buxhetore edhe Filarmonia e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Ansambli KSHKV “Shota”, si dhe Galeria Kombëtare e Kosovës.

Në një njoftim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet se këtyre institucioneve u janë dhënë nën kode të veçanta duke u bazuar në Strategjinë Afatmesme për Zhvillim të Kulturës, si dhe konform legjislacionit në fuqi për fushën e kulturës në Republikës së Kosovës.

“MKRS-ja e vlerëson këtë hap tejet të rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejtë në pavarësimin e institucioneve kulturore, dhe po ashtu, në funksionalizmin e tyre sa më profesional e efikas”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pavaresohet-teatri-kombetar-dhe-opera-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala