Pavarësohet Katalunia ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë pro pavarësisë kanë marrë një mazhorancë absolute, 72 nga 135 që ka gjithsej Parlamenti lokal në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan dje në Kataluni.

Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pas numërimit të mbi 90 për qind të kutive për kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 vende në parlament.

Ky rezultat do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve.

Qeveria e në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

“Sot ka fituar demokracia”, tha presidenti katalanas Artur Mas, që i ktheu këto zgjedhje në një referendum mbi pavarësinë.

“Nuk do të tërhiqemi: Kemi fituar kundër të gjithëve dhe kjo na jep një forcë të madhe legjitime për të çuar përpara projektin”. “Dedikuar shtetit spanjoll. Adios!”, shkroi në Twitter lideri separatistëve radikalë Antonio Banos.

Humbje e pastër për partinë popullore të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, që është kundër hipotezës të ndarjes. /javanews/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pavaresohet-katalunia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala