Pavarësia “ndan” sërish politikën në Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Shqiptarët festojnë sot 103-vjetorin e Pavarësisë me aktivitete të shumta, të përqendruara kryesisht në Vlorë dhe Tiranë, që e gjejnë klasën politike sërish të ndarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv.Kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, do të jenë në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Ndërkaq, opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, ka njoftuar se po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”.

Një orë më pas, homazhet do zhvendosen në bustin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Aktivitete për Festën e Flamurit janë parashikuar edhe në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe në diasporë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pavaresia-ndan-serish-politiken-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala