Patriotizmi më i madh ndaj vendit është deklarimi i korrupcionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ekziston vullneti politik për luftimin korrupsionit dhe tani është koha për rezultatet e këtij vullneti.

Ajo, gjatë mbajtjes së takimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit tha se vonesat në rastet e korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në institucionet Kosovës.

Jahjaga tha se nuk ka patriotizëm me të madh për shtetin dhe të ardhmen e tij se sa deklarimi dhe vërtetimi i korrupsionit.

“Në planin afat shkurt dhe afat mesme është e domosdoshme te luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe arsim dy shtyllat kryesore të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarit në Kosovë”, tha Jahjaga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/patriotizmi-me-i-madh-ndaj-vendit-eshte-deklarimi-i-korrupcionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala