Patenta e shoferit në Kosovë më e shtrenjtë se në Amerikë

Autori:Gazeta Fjala

Çmimi i patentës së shoferit në SHBA është rreth 100 dollarë amerikanë përderisa në Kosovë do të rritet në 400 euro. Ministria e Infrastrukturës po synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të patentës së shoferit t’i zvogëlojë aksidentet në trafik, derisa ekspertët e komunikacionit thonë se do të ndodhë e kundërta

“Për t’u pajisur me patentë të shoferit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kushton më shumë se 100 dollarë amerikanë. Pagesa fillestare bëhet 65 $, ndërsa për t’i mbajtur 5 orë ligjërata në autoshkollë nuk duhet paguar më shumë se 35 $”, kështu thotë për “Zërin” Blerim Shatri, i cili së fundmi është pajisur me patentë të shoferit në New York të SHBA-së.

Shatri, i cili më herët kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës, thotë se është e palogjikshme nëse një patentë e shoferit në Kosovë kushton katërfish me shtrenjtë se në SHBA, kur dihet se standardi i qytetarëve amerikanë është shumë më i lartë se i atyre kosovarë.

Ai shton se shtrenjtimi i çmimit të patentës së shoferit nuk ndikon në zvogëlimin e aksidenteve të komunikacionit në trafik, por përkundrazi do të ketë efekt të kundërt pasi që shumë të rinj do të dalin në komunikacion pa u pajisur me patentë të shoferit, si pasojë e çmimit të lartë të këtyre të fundit.

“Në shekullin e 21-të patenta e shoferi nuk është luks, por është nevojë familjare. Këtë logjikë duhet ta ndjekë edhe Qeveria e Kosovës”, shprehet Shatri… 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/patenta-e-shoferit-ne-kosove-me-e-shtrenjte-se-ne-amerike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala