Pasurohet Isa Mustafa

Autori:Zekirja Shabani

Me ngritjen në post të Kryeministrit, Isa Mustafës, i janë rritur edhe të hyrat. Ai për dallim nga viti i kaluar është më i pasur për 20,000 euro. Në bankat e Kosovës, Mustafa mban 72,968 euro, kurse vitin e kaluar kishte vetëm 55 mijë euro, raporton Gazeta Fjala, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Ai poashtu ka 16% të aksioneve në Institutin “Riinvest”, e cila ka vlerën 80,000.00 euro, ndërsa hisja e Isa Mustafës është 20,000 euro.

Siç raporton Gazeta Fjala, shpërblimet të cilat i merr nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mustafës i janë rritur për 15 mijë euro. Shtëpia e tij 180 metra katror, të cilën e ka trashëgimi arrin vlerën 138 mijë euro, ndërsa toka e tij, e cila poashtu është trashëigimi, ka vlerën 365 mijë euro./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasurohet-isa-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala