Pasuria mesatare e çdo zvicerani është 545 mijë franga

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas një studimi të realizuar nga Global Wealth Report (pjesë e Credit Suisse), që e transmeton albinfo, nga viti 2000 e deri sot pasuria mesatare e zviceranëve është rritur për 144 për qind. Por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i referohet forcimit të frangut ndaj dollarit, konstaton studimi.

Si kriter për vlerësimin pasurisë, studimi në fjalë ka marrë të gjitha investimet e kapitalit ashtu si dhe gjërat me vlerë dhe patundshmëritë në dispozicion. Ndërsa borxhet janë hequr nga kjo shumë dhe fondet private të sigurimit janë përfshirë po ashtu ndërkohë që fondi pensionist shtetëror përjashtohet nga llogaritja.

Mirëpo mesatarja e përmendur fsheh brenda vetes pabarazinë reale që ekziston në ndarjen e pasurisë në Zvicër. Kjo për faktin se pasuria e madhe e një numri të vogël është ajo që e rrit mesataren e përgjithshme.

Madje në Zvicër, ndryshe nga ajo që ka ndodhur në një numër vendesh, nuk ka pasur ngushtim të jazit në mes të të pasurve dhe të varfërve. Kështu, nga mesi i vitit 2014 deri në mesin e vitit 2015 në Zvicër jetonin 3800 persona me pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë secili.

Ndërsa 1500 prej tyre madje kishin më shumë se nga 100 milionë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasuria-mesatare-e-cdo-zvicerani-eshte-545-mije-franga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala