Pasuria e LeBron James

Autori:Avdyl Pajaziti

Basketbollisti i njohur i Cleveland Cavaliers, LeBron James, apo siç e quan veten “King James’, është një biznismen i vërtetë, i cili po di të shfrytëzoj famën në NBA për të bërë biznes.

Ai para se të luante ne NBA, kishte bërë një kontratë 7 vjeçare me Nike, me të cilën u pagua 93 milion dollarë. Kurse, deri tani në NBA ka fituar 150 milion dollarë nga kontratat.

Edhe pse lojtar i basketbollit, ai është aksionar në klubin legjendar të futbollit Anglez, Liverpool.

Posedon një veturë Maybach 57, çmimi i të cilës është 375,000 dollarë.

Shtëpia e tij në vendlindje Akron, Ohio është e stërmadhe gjithsej 30,000 metra katror. Në të ka një studio për inqizim, një sallon frizeri, dhe një fushë birile.

Ai ka ndihmuar firmën Audemar, në dizajnimin e orës Audemar Piguet, që kushton 50,000 dollarë.

Për fejesën e tij, gruas i kishte blerë një unazë 30,000 dollarëshe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasuria-e-lebron-james/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala