Pasuria banorëve të varfër turq, vërtetë u piku nga qielli!

Si pasojë e shpërthimit të një meteori, 3200 banorët e një fshati të varfër në Turqi, tash janë të pasur.
Në fshatin Sariçiçek, që ndodhet në juglindje të Turqisë, kanë rënë copat e një meteori që peshonte 320 kilogramë.
Me të kuptuar se një gram i këtyre gurëve kushton 55 euro, banorët kanë dalë dhe kanë mbledhur aq sa kanë mundur, transmeton Telegrafi.
Këtë gurë ata i kanë shitur tek koleksionuesit dhe shkencëtarët, përmes ofertave të ndryshme në internet.
Dikur fshatarët e varfër që nuk kishin as gjërat elementare, tash kanë siguruar shumë para, me të cilat do të ndërtojnë shtëpi.
Habetruk raporton se nga shitja e këtyre gurëve, ata kanë fituar afro 1.4 milion euro në total.


